Lexus RC F vazhdon te habise

* Në foto: RC-F Track Edition * Në foto: RC-F Track Edition * Në foto: RC-F Track Edition * Në foto: RC-F Track Edition * Në foto: RC-F Track Edition * Në foto: RC-F Track Edition * Në foto: RC-F Track Edition * Në foto: RC-F Track Edition * Në foto: RC-F Track Edition * Në foto: RC-F Track Edition * Në foto: RC-F Track Edition * Në foto: RC-F Track Edition * Në foto: RC-F Track Edition

Share with:


Lexus RC-F nuk është një makine për të gjithë. Si konkurrente e M4, C63, apo RS5 mund të themi që nuk është në nivelin e tyre të performancës. Të qënit pak më i lirë në çmim nuk është se e justifikon plotësisht këtë, gjithashtu duhet të paguash shumë më shumë për të pasur versionin Track. Teksa RC F kushton 65,775$, Track Edition shkon deri në 97,675 $.

RC-F motivohet nga një motor 5.0L V8 me 475kuaj dhe 535NM, me një transmision automatik me 8 marsha. Shkon nga 0-100km/h për 4.3 sekonda. Edhe pse motori V8 mund të ketë mungesë turboje ndryshe nga konkurentët, kjo në fakt nuk e shqetëson RC-F, pasi zhurma e nje motori V8 NA është art më vete. Modeli i 2020 është më i lehtë dhe ka përmirësime në kohë, por që gjithsesi nuk i arrin konkurentët europianë. Motorri qëndron në pjesën e përparme të makinës, me rrotat e pasme aktive, gjë e cila do të thotë shumë qejf në pistë dhe jashtë saj. Ndryshe nga Track Edition, RC-F nuk ka një kofano apo bisht karboni, por përsëri arrin shpejtësi më të larta se 280km/h.

Nëqoftëse nuk keni ndërmend të bëni gara me RC-F, gjë e cila do ishte kundër qëllimit të këtij mjeti, përsëri atë e përshkruajnë si një makinë të rehatshme në ngarje dhe në jetën e përditshme, kjo pasi ka opsione të ndryshmë ngarjeje në sistem.

Në pamjen e jashtme Lexus RC F ka një dizajn unik që jo të gjithë do e pëlqenin, por është padyshim i vecantë. I egër në maksimum, më një bisht në pjesën e pasme dhe marmita me 4 dalje, detaje të cilat i japin një pamje që ja vlen ta shohësh përmes xhamit të përparmë.

Interiori gjithashtu është i një niveli cilësor dhe luksoz. Janë përdorur materiale premium dhe ka teknologjinë më bashkëkohore. Gjithashtu mund të ulen 4 persona në të, e lezetshme apo jo?

Lexus-i mbahet si një nga prodhuesit me makinat me zhurmën më të vecantë në botë, dhe padyshim që ky është një bonus dhe një pikë e rëndësishme në një makinë garash. Sportiviteti i tij, për mendimin tonë, ja kalon dhe asaj të një C63 apo RS5 pavarësisht shifrave më të ulëta të performancës.

Share with:


protire