Që në fillimitet tona, jemi munduar të sjellim dicka ndryshe e të re për të gjithe. Foto, video, gara dhe evente automobilistike. Por ksaj here, menduam të bëjmë dicka më të madhe. Pse jo, të promovojmë bukurite e vendit tonë, rrugëve të mrekullueshme dhe vendeve fantastike që na i ka falur natyra, larg plehrave te politikës dhe rrëmujes së përditshme.
Një rrugëtim drejt një nga vendendeve më pikante të Alpeve të veriut të vendit tonë.
Me këtë, nisim një kapitull të ri udhetimesh në vendet më të bukura te Shqiperisë, për ti bërë të njohura brenda dhe jashtë kufijve.
-I ndodhur në skajin më verior, 190 kilometra nga kryeqyteti, rruga që lidh Hanin e Hotit me Tamarën e Vermoshin, fut në hartën e Shqipërisë turistike një thesar bukurish e traditash të paeksploruar deri më sot.
-Zgjohemi herët në mëngjes dhe mbledhim gjithcka na duhet për të mos lënë asnjë moment të na shpetojë.
-Mëngjesi nuk ka kuptim pa një kafe.
-Dikush na doli “kundër” dhe vendosi të ndjehet edhe më pranë natyrës.
-Dikush mezi po pret të zgjoje malet me zhurmën e marmites.
-Dikush tjetër mezi po pret të shijojë rrugën…
-Dikush nuk ndalet para asgjëje në emer të pasionit…
-Dikush i bllokon rrugën BMW M5 tonë. A do mundet vallë Luisi ti bëjë ballë sensualiteti të makinës së tij?
-Aldo me Ralfin ndërkohë vazhdojnë rrugën “brenda rregullave” ashtu sic na do edhe shteti.
-Marseli me Kristin duke fotografuar nga Polo, edhe pse me shpejtesi të larte ata nuk njohin limite…
-Ndërkohë, Emiljanon nuk e ndal asgje. Një shembull për të gjithë ne!
-Duke iu afrohemi Gjadrit, truri futet në mendime, duke kujtuar vitet e garave në pistën e aviacionit me po të njëjtin emer.
-Bëjmë një ndalesë të shkurter përpara se të fillojmë rrugëtimin drejt destinacionit tonë final.
-Pak zhurmë aty, por, çfarë rëndësie ka kjo?
-Modelja jonë gjermane vazhdon të tregojë hiret e saj.
-Futemi në qytetin e bicikletave, në Shkodër, por trafiku i makinave duket goxha serioz.
-Detyrohemi të presim pjesën tjetër të grupit për shkak të ngatërresave në trafikun e ditës së dielë në Shkodër.
-Dhe kështu, nisemi të etur për pornografi natyrore drejt Leqeve te Hotit.
-Për një moment, e humbim mendjen dhe na duket sikur jemi shumë larg Shqiperisë…
-Diversiteti është ajo që na bashkon.
-Pamja sa vjen e bëhet më epike..
-I drejtohemi ngjitjes…
-Kristi me Aldon e kanë marrë pak me nxitim por nuk harrojnë të na bejne edhe foto.
-Fansat e zonës na përshëndesin gjatë rrugës 🙂
– Por edhe fanset 🙂
-Ndërkohë që fillojmë të ngjitemi, më kujtohet një shprehje “Shqipëri, o vend i bekuar me njerëz të mallkuar”.
-Kthejmë për një moment kokën prapa, kur ç’të shohim…Luisi me M5 dhe Nesti me E55 na ndjekin…edhe Kristi me Yaris R.
-Pas pak, një valë qetësie pushton grupin teksa të gjithë humbim fjalët.
-Më në fund, arritëm të fotografojmë ekzaktësisht vendin për të cilin nisëm të gjithë këtë udhetim.
-Bëjmë një ndalesë të gjatë për “t’i nxjerrë lëngun” momentit. Shumë të gjatë…
-Ndërkohë që shoku jonë Osho del nga makina dhe na bashkohet.
-Ballkoni i ndërtuar së fundmi me punimet e rrugës, duket se është vendi perfekt për të shijuar pamjen…
-Emiliano duket shumë i etur për të lëshuar Evo X e tij në habitatin e saj natyral.
-…nderkohë që Kristiani përpiqet të shkrepi disa foto më shumë.
-Pamja nga ballkoni është thjësht epike.
-Mos të flasim pastaj për oshëtimën e marmitave.
-Gati për nisje 🙂
-Evo X dhe M5 fillojnë të ndihen goxha mirë.
-10 minuta për të ftohur motorrët dhe siç e do zakoni, nje mbledhje për të bërë disa foto te tjera.
-Marseli gjithmonë në kërkim të “vrimave” të reja.
-Ndërkohë, djemtë nisen përsëri për t’u bashkuar me pjesën tjetër të grupit.
-EVO e pakapshme!
-Pas ndalesës, fillon muhabeti…dhe fotot sigurisht…
-Pas pak, nisemi drejt pikës së fundit të udhëtimit tone, Tamarës.
-Nesti duket sikur nuk i eci mirë hillclimb dhe po nxiton pak 🙂
-Pamja vazhdon të jetë epike, me pak doza rritjeje.
-Kjo lentia e re e aparatit po më pëlqen, por edhe M5 më pëlqen shumë!
-Arrijmë në Tamare…
-Dhe humbim për pak mendjen…
-Kështu, vendosim te qëndrojmë për pak në Tamarë.
-Nuk kisha degjuar kurrë për këtë vend, por di të them që është mrekulli. Prodhime bio, vende piktoreskte, infrastrukturë e mirë dhe ndertime goxha autentike.
-Presim drekën…ndërkohe që jemi shumë të uritur 🙂
-Ecim edhe pak, zbresim disa shkallë, dhe pamja që na rezervohet është kjo.
-Pas një dreke të kenaqshme, nisemi per Tirane…
-Por jo pa bërë disa foto të tjera 🙂
-Black Team, 2 Gjermane dhe 1 Japoneze si rrallë herë bashkë 🙂
-Gjatë rrugës së kthimit për në Tiranë, bëjmë një ndalesë nostalgjike në Gjader, ku shohim se pista tashmë ruhet nga ushtria.
Një udhëtim për t’u mbajtur mend gjatë. Një eksperience e mrekullueshme me shokë e miq të mrekullueshëm. Një udhetim në një nga perlat e vakëta të vendet tonë. Të paktë janë ata që i kanë shkelur këto vende. Dhe të paktë janë ata që nuk kanë mbetur të impresionuar. Një xhiro në “Bllok” apo në bulevard nuk është as 0.0001% e këtyre rrugëve dhë e këtyre vendeve.
Qëllimi jonë, përpos turizmit dhe eksplorimit, është promovimi i vlerave që automobilizmi mban. Një sport apo një pasion kaq shumë i paragjykuar, pasojat e të cilit vazhdojnë të trashegohen nder breza.
U përpoqëm në maksimum të jepnim sado pak nga eksperienca jonë, por na besoni, është me të vërtetë shumë pak ajo që me të vërtetë përjetuam në krahasim me atë të cilën ne mundëm të prezantojmë.
Shumë gjëra, duhet patjetër të përjetohen që të kuptohen!