Mekaniku më i ndjekur në Itali u gjend i vdekur në ofiçinën e tij në Broni, provincën e Pavias.
Ema Motorsport, ky ishte emri me të cilin njihej ylli i internetit. Shkaku i vdekjes ishte vetëvrasja, e menduar për arsye sentimentale.
Lajmi i vdekjes së tij u dha me anë të një deklarate në rrjetet sociale nga e shoqja, familja dhe mekanikët me të cilët Emanuele punonte.
Ceremonia e varrimit do të bëhet ditën e hënë, datë 13 dhjetor, në orën 10:30 pranë kishës San Francesco di Siziano.
Mekaniku i lindur në Milano në 1976 arriti të bëhej i famshëm nga kanali i tij në Youtube dhe faqja e tij në Facebook, ku publikonte shpesh video në të cilat shpjegohej mekanika dhe pjesët e makinës. Kohët e fundit Emanuele gjendej në dy emisione televizive në kanalin Motor Trend: “Në ofiçinë me Ema-n” dhe “Mirënjohje për makinën”.