Share with:


G Class 4×42 mund të jetë një nga makinat më të vecanta që ka nxjerr Mercedes për kategorinë SUV.
Me amortizatorët e lart, shpatulla të gjëra, goma massive, kjo është SUV perfekte për tu dukur ndryshe dhe mbi G Class standart, Range Rover, Porsche Cayenne në rrugën më të njohur në botë, Rodeo Drive. Për këtë arsye Mercedes vendosi që testimet të bëheshin në rruget e Los Angeles.
Në video të hedhur në YouTube nga KindelAuto, ne mund të shohim ndryshimet për gjeneratën e re.
Sigurisht lartesia, gomat gjigande dhe shpatullat e gjëra janë ato detaje shumë të lehta për të dalluar 4×4 me G Class standart. Por gjenerata e re nuk ka të njejtin amortizim sic mund ta kemi parë tek gjenerata e parë. Me shumë mundesi mund te jetë amortizator I bazuar nga ndonje tuner por I pershtatur per G63.
Nuk është hera e parë që shohim 4×4 në rruge. Në fillim të vitit Mercedes po e testonte në rruget e Europes por në borë.
Cfare pritet nga gjenerata e re e 4×4 është interior I ri sic e kemi pare tek G Class 2020 por me disa butona ekstra të përshtatur për këtë model.
Nga ana motorike do ketë po të njejtin motor si G63 por detune, me me pak fuqi dhe transmisioni do kete tjeter kalibrim sigurisht.

Share with:


protire