Share with:


Duke filluar që pas viteve 1960, kur Arabia Saudite filloi punën për t’u bërë lider në botë përsa i përket shitjes së naftës, ajo ka parë një zhvillim teje të madh ekonomik. Por, nga çka mund të shohim edhe sot, nuk i thonë kot asaj fjales “parja e madhe shpejt të çmend”.
Dëshmitë janë të shumta, por ne po marrim në konsideratë një prej tyre. Një histori, nga vendi ku policia mund të të ndjekë nga pas me një Bugatti Veyron.

Biznesmeni nga India Balwinder Sahni, së fundmi ka paguar plot $9 milion për të bërë të tijën targen me numer “5”. E gjithë kjo, e realizuar në një ankand shteteror disa ditë më parë. Ai gjithashtu posedon edhe targën me numrin “9” të cilin e ka blerë në vitin 2015 për $6.7 million. Të dyja këto, të vendosura në dy makinat e tij Rolls Royce Phantom, flotë e cila, pritet të shtohet edhe me disa të tjera.
Duke folur për CNN, ai shprehet se kjo ngjarje, i krijon atij shumë vëmendje ne publik, paçka se negative. Ai thotë se njerëzit e akuzojnë ata se ai i shpërdoron në një menyrë të shëmtuar paratë e tij. “Është e vështirë” thotë ai “njerëzit japin komente pa e ditur se çfarë tip njeri jam unë”.
Në fakt edhe ne e mbështetim atë çka ai thotë. Nuk do shumë mënd t’a kuptosh se çfarë tip njeriu mund të jetë.

Share with:


protire