Share with:


Nurburgring! Pista legjendare pranë qytetit të Këlnit në Gjermani, e gjatë 20.8 kilometra, është “kopshti” i preferuar për entuziastët e automobilizmin nga e gjithe bota.

E ndërtuar në fund të virteve 1920, ajo është “përgjegjëse” për një numër të madh aksidentesh duke përfshire edhe aksidentin e vitit 1976 ku u përfshi 3 herë kampioni i botës Niki Lauda, aktualisht drejtues teknik i Mercedes AMG Petronas F1 Team.
Ndryshimi i shpeshtë i relievit dhe kthesat përtej atyre që jemi mësuar ti shohim shpesh, e bëjnë këtë pistë një nga më të vështirat ne planet.

Por, Han Yue, nje stunt man nga Kina, gjithashtu rekordmen Guinness për parkingun paralel më të ngushtë ndonjëherë, vendosi të sfidojë veten e tij duke arritur të kompletojë pistën e Nurburgringut (Bridge to Gantry) duke ecur vetëm me dy rrota, për rreth 45 minuta.
Pamjet në vijim nuk janë edhe aq të zakonshme!

 

Share with:


protire