Share with:

FacebookTwitterGoogleTumblrLinkedInRedditPinterest


Të blesh një makinë sportive apo luksoze, është tepër e thjeshtë, në krahasim me atë çka të duhet që ta mirmbash atë.

Ka shumë makina çmimi i të cilave ka rënë ndjeshëm, por vështirësia më e madhe fillon kur ti je pronar i asaj makine. Mund të marrim një shëmbull, si rasti i BMW M5 E60. Aktualisht, me 25.000 euro mund të gjesh një të tillë, të mbajtur mirë, dhe pa nevojën e kryerjes së shumë shërbimeve pas blerjes. Por sa kushton ta mbash atë. Po e nisim nga motorri, 5.0 V10 me 507 kuaj fuqi. Në qytet konsumi i karburantit llogaritet në rreth 23 litra, kurse në autostradë rreth 12 litra. Më pas vjen taksa e luksit, taksë e cila aplikohet edhe në vende të tjera përveç Shqipërisë. Më pas vijnë gomat, çmimi i një seti të mirë (Michelin PILOT SPORT PS2) prej 4 të tillash llogaritet në rreth 250 euro për copë përpara dhe 315 euro prapa për copë. E thënë më thjeshtë, 500 euro përpara dhe 630 euro mbrapa, në total 1130 euro. Nuk po flasim më pas çmimet e pjesëve të tjera të cilat mund të kenë nevojë për ndërrim gjatë kohës.
Por për të qënë më konkret, kemi karrë në konsideratë të dhënat nga 3 pronarë të ndryshëm makinash.

Share with:

FacebookTwitterGoogleTumblrLinkedInRedditPinterest