Share with:

FacebookTwitterGoogleTumblrLinkedInRedditPinterest


Ai është një nga artistët që ka lënë gjurmë në historinë e muzikes, kurse ajo, është një makinë që ka lënë gjurmë në historinë e automobilizmit!

Një legjendë, e pilotuar nga një legjendë, në një pistë legjendare!
Behet fjalë për Nick Mason, bateristi i grupit të njohur Pink Floyd, i cili fundjavën që shkoi, mori pjesë në një garë demo në pistën e Goodwood në Angli, duke ngarë McLaren e tij F1 GTR. Kjo makinë, kushton mbi $3.000.000. Vetë formati i kësaj gare, përfshinte edhe makina të tjera legjendare si Ferrari F40 LM apo Porsche 911 GT1, vlera e të cilave sot sa vjet e rritet.
E në një situatë te tillë, është me të vërtetë “e dhimbshme” të shohësh teksa një nga këto makina përplaset apo dëmtohet.
Fati i keq donte që Nick Mason të përplasej me makinën e tij. Ai mundi të shpëtojë pa asnjë problem nga ky aksident, por makina mori disa dëmtime të konsiderueshme kozmetike.
Për më shumë, ndiqni videon më poshtë.

Share with:

FacebookTwitterGoogleTumblrLinkedInRedditPinterest