Share with:

FacebookTwitterGoogleTumblrLinkedInRedditPinterest


I pranishëm në shumë evente të motorsportit në Kosovë e më gjerë, Liridon Kalenderi, na tregon pak më shumë rreth pasionit të tij për sportin me 4 rrota.

SH: Mundeni të na thoni me pak fjalë se si ka nisur pasioni juaj për makinat?
LK: Ka nisur që nga femijeria si shumica e femijeve, por pas ka vazhduar.

SH: Cila ka qënë makina juaj e parë dhe cili është një moment të cilin e mbani mend me të?
LK: Makina e parë ka qënë Honda Prelude 2.0 16v 136PS dhuratë për ditlindje nga babai që po mbushja 18 vjet. Momente për ti mos harruar kanë qënë kur rreshqiste makina dhe vetëm Zoti na ruante sepse skishim njohuri për kualitetin e gomave. Vendosnim goma të përdorura në ato kohëra (viti 2001).

SH: Çfarë makinash posedoni për momentin dhe përse keni bërë këto zgjedhje?
LK: Porsche Panamera Turbo 700ps ku kam arritur shpëjtesi 336km/h, më e shpejta në botë për Panamera! Është automjet për përdorim ditor, për familje, për shoqëri dhe gara. Është automjet të cilin mund ta përdoresh për shopping, rrugë malore fale sistemit 4×4 dhe air suspension PASM si dhe në piste ku mund të bësh qejf nëpër Track Days. Ka frenim të jashtëzakonshëm të frenave me carbon-ceramic PCCB etj.
Renault Megane RS 500ps (punon me alkohol 96%) makinë me të cilën kam kaluar çaste të mira në Nurburgring në Gjermani dhe Spa Francorchamps në Belgjike ku isha shume afer me kohe me legjenden Porsche GT3. Pastaj vendosa ta blej dhe garoj në gara malore Hillclimb. Pas problemeve me perforcimin e motorrit te Renault vendosa ta marre Audi RS4 me 500ps 4×4 që mos ta humbisja titullin e kampioit të vitit 2015.
Gjithashtu edhe Karting Energy kart shifter me 125cc ku zhvillon rreth 180km/h. Për 3.0sec 0-100km/h me të vërtetë është andrenalinë shumë e mire të vozisesh aq posht, pak milimetra mbi asfalt me një shpejtësi aq të madhe dhe force ferkimi marramendese ku vetem me Formula mund ta kesh me teper! Ata qe nuk kane mundesine te vozisin Formula 1 le te vozisin keta lloj kartinga!

SH: Kur ka qënë gara juaj e parë (legale) dhe a mund të na thoni diçka për eksperiencën?
LK: Gara ime e parë ishte në 2015 në Prevalle-Prizren ku arrita të sfidoj shumë makina ku rival kryesor ishte Lancia Delta Integrale, një makine të pergaditur mirë për gare ku edhe kishte perparesine me 4 rrota terheqje, ndërrues të shkurtuar dhe me 300kg më pak se makina ime Renault Megane RS gati tëresisht automjet rruge.
Ky ishte moment i veçantë në jetën time sepse nuk e kisha pritur as unë e as kolegët e mi për këtë fitore. Eksperienca është gjë e madhe ku pa të njerëzit vetëm mund ta gënjejnë vehten se kanë njohuri por pas një eksperiencë e shohin që skanë ditur asgjë!. Tani kam mjaft eksperiencë por për të qënë një vozites konkurent në botë duhesh të fillosh qysh në moshën 10 vjeçare.

SH: Ju kemi parë që shpesh vizitoni pista dhe evente motorsporti nëpër botë. A është kjo mënyra se si ju largoni lodhjen dhe energjitë negative?
LK: Po është e vërtetë që lodhjen dhe energjitë negative i kaloj nëpër evente dhe shtigje të ndryshme garash neper bote. Së shpejti kam plane që ta vozis Formula 1 diku në pistat europiane.

SH: Së fundmi morët pjesë në një event në terren me dëborë dhe akull. Çmund të na thoni për të?
LK: Ky ishte një event WINTER training në Austri mjaft interesant për mua ku mora një eksperiencë se si ta rreshqasë makinën dhe ta mbaj nën kontroll për ndonjë garë apo edhe show. Së fundmi u mbajt një garë në mes grupit diku 15 persona nga Austria, Gjermania dhe vetem une nga Kosova, ku edhe këtu arrita ta marr vendin e parë dhe u nderova me një kupë.

SH: A do të jeni pjesëmarrës në garat e sivjetshme dhe me çfarë makine po mendoni të konkuroni?
LK: Besoj se do të marr pjesë në 2017 me makine Mitsubishi Lancer EVO 9 ku është mbret i garave malore.

SH: A është e vështirë të merresh me motorsport në Kosovë?
LK: Po është e vështirë sepse duhesh ti pergadisesh dy gjera: makinën edhe vehten. Kurse në shume gara vetëm njërën e ke!! Edhe nga ana financiare s’është edhe e lehte, por me hyrjen në fuqi të ligjit për sponzorizim ndoshta do të ketë kompani më të interesuara ku do duan të reklamohen dhe këtë kosto ta fusin në shpenzime që mos të paguajnë në fund vitit tatim në fitim.

SH: Ju paragjykojnë njerëzit kur marrin vesh që jeni i apasionuar pas shpejtësisë dhe garave?
LK: Po disa paragjykojnë që edhe në jetën normale vozis makinen në limite, do me thënë shpejt.

SH: Çfarë këshille mund t’i jepni brezit të ri në lidhje me këtë sport dhe automobilizmin në përgjithësi?
LH: Për mua të merresh me gare eshte një gjë e bukur, do të thote kulturë dhe burrërore, sepse njeriu është i krijuar që të garojë e pse jo kur është mundësia në mënyrë legale. I sygjeroj prinderit të fillojnë sa më herët me femijet e tyre që kanë prirje në këtë drejtim dhe ata ta kuptojnë se duhet të shtyhet vetja deri në limite, vetem atëherë kur janë në shtigje ku jane krijuar kushtet për sigurinë e jetës personale dhe të tjerëve, ku për këtë organizata FIA dita dites po shton rregulla, e jo të vozisin në komunikacion si të jenë në gara.

 

<iframe width=”640″ height=”360″ src=”https://www.youtube.com/embed/c9aZIxX_RBM” frameborder=”0″ allowfullscreen></iframe>

 

<iframe width=”640″ height=”360″ src=”https://www.youtube.com/embed/EWR-YmESC_4″ frameborder=”0″ allowfullscreen></iframe>

 

<iframe width=”640″ height=”360″ src=”https://www.youtube.com/embed/WbOS4iQNvb4″ frameborder=”0″ allowfullscreen></iframe>

 

<iframe width=”640″ height=”360″ src=”https://www.youtube.com/embed/mhnTx37yPlA” frameborder=”0″ allowfullscreen></iframe>

 

<iframe width=”640″ height=”360″ src=”https://www.youtube.com/embed/xVK6mDEbMw4″ frameborder=”0″ allowfullscreen></iframe>

 

<iframe width=”640″ height=”360″ src=”https://www.youtube.com/embed/uvr4ITJHxa8″ frameborder=”0″ allowfullscreen></iframe>

Save

Share with:

FacebookTwitterGoogleTumblrLinkedInRedditPinterest