Share with:

FacebookTwitterGoogleTumblrLinkedInRedditPinterest


Si entuziast i automobilizmit, përveç gjithë të tjerave, një nga gjërat që na mërzit më tepër nga sistemi politik totalitar i para viteve 90, është zgjedhja e klasës politike për mos pasjen e kontakteve me botën e zhvilluar, duke përjashtuar partnerët tanë.

Kjo solli një mungesë të madhe informacioni, dhe rrjedhimisht, shumë makina vetem i kishim dëgjuar, e jo parë, e disa të tjera nuk i kishim dëgjuar fare.
Pasojat ndihen edhe sot, llojshmëria e markave apo modeleve në vendin tonë është tepër e ulët, dhe shumë koncepte janë ende të gabuara.
Përtej ksaj, ajo çka është e rëndësishme në këtë shkrim, është ky Nissan Skyline GT-R R33.
E pa parë kurrë në rrugët e Shqipërisë por jo të rajonit, ky model çuditërisht jo shumë i dashuruar i modelit Skyline (ndoshta për shkak të R34?), u prodhua nga viti 1993 deri në vitin 1998 dhe lëvizet nga motorri legjendar 2.6 liter 6 pistona në linjë RB26DETT me 280 kuaj fuqi (305 kuaj fuqi në të vërtetë) dhe 375Nm torque. 4 rrota aktive, 4-wheel steering (kur kthehen gomat e para, gomat e pasme kthehen në drejtimin e kundërt). Gjithashtu edhe frenat Brembo standarte nga fabrika.
Por, është thuajse e pamundur që të kesh tënden një makinë të tillë, dhe të mos kesh dëshirën t’a personalizosh ose modifikosh atë.
Rasti në fjalë është një Skyline R33 V-Spec nga Kandaja, i modifikuar aq sa t’a bëjë atë të marrë emrin “Perfekte”.
440 kuaj fuqi në goma (ose rreth 540 në kollodok), e lyer me ngjyrë “Midnight Purple”, dhe është e paisur jo me 1, por me 2 turbo.
Është e pamundur që gjithçka ta shprehim me fjalë!
Për më shumë, ndiqni videon e mëposhtme:

Share with:

FacebookTwitterGoogleTumblrLinkedInRedditPinterest