Share with:


Steoriotipet! Na pëlqen kaq shumë të flasim për to. E fenomeni “Çeçen” është një nga më të preferuarit për ne.

Janë të pafundme video-t në internet që tregojnë për gjëndjen e mjerueshme të vendit përsa i përket kriminalitetit, armëve, shoferëve të këqinj etj.
Por afër Grozny, kryeqytetit të vendit, së fundmi është ndërtuar edhe autodromi i qytetit, i cili është një kompleks i madh për garat drift ose drag, një cirkuit me asfalt, një pistë për go kart, dhe një pistë me dhe për rally ose motorcross.
Në vitin 2003, Grozny, u shpall nga Organizata e Kombebe të Bashkuara si qyteti më i shkatërruar në botë, e sot, 13-14 vite më vonë, ai vend ka përpëruar përsa i përket infrastrukturës më shumë se vendi ynë ka përparuar në thuajse 27 vite “demokraci”.

Share with:


protire