Share with:

FacebookTwitterGoogleTumblrLinkedInRedditPinterest


Ata janë një nga popujt më të çuditshëm në planet, për zakonet, sjelljet, dhe për dashurinë e tyre për makinat.

Kunimitsu Takahashi, motoçiklisti i cili më vonë u bë pilot makinash, njihet si themeluesi i “drifting”, motorsportit të cilit i përdoret emri edhe kur “spostohesh me frena dore”.
Por përveç saj, çmenduria tjeter e tyre është edhe Touge. Touge (tuxh e shqiptuar) në Japonisht do të thotë qafë mali. Rrugët e tilla, janë të karakterizuara nga kthesa të shumta, levizje relievi, shpesh rrugë të ngushta, dhe një tufë “të çmëndurish” me makinat e tyre të cilët ecin shumë pranë njëri tjetrit, në limitet e makinës, e cila, shpesh nuk është një makinë e thjeshtë e punuar me shumë dashuri.
Kjo mënyrë e të dhënit të makinës cliron gjithë adrenalinën e shoferit dhe e lidh atë 100% me makinën e tij.
Në fakt iu referuam shumë Japonezëve por, më poshtë mund të shihni 3 video.
E para, origjinale nga Japonia. E dyta, vjen nga një vend i cili duket si Amerikë.
Dhe e treta, bonus, një xhiro e shpejtë në Qafën e Krrabës!

Share with:

FacebookTwitterGoogleTumblrLinkedInRedditPinterest