Share with:


Që me daljen e saj të parë në treg në vitin 1999, Honda S2000 ka qënë një nga makinat më të preferuara nga entuziastët e makinave!

4 cilindra në linjë, 1,997 dhe 2,157 cc, 240 kuaj fuqi, rrota të pasme aktive, aspirim natyral, redline në 9000rpm, sistem i valvulave VTEC, peshë 1260kg, dhe distribucion balance 50/50. Asgjë më tepër se kaq u desh, që ajo ende edhe sot të jetë një nga makinat më pikante të prodhuara ndonjë here. Fatkeqsisht, në vendin tonë të pakëta kanë qënë modelet e tilla, duke patur parasysh tregun jo shumë të madh të makinave japoneze, por edhe faktorë të tjerë ekonomik, kulturore etj.
Por kur e gjithë kjo nuk mjafton, sistemet e induksionit janë zgjidhja për ta rritur edhe më shumë fuqinë e makinave. Turbo apo supercharger (kompresor) janë 2 nga alternativat e aplikueshme, përtej ITB (individual throttle body). Fakti qe supercharger punon me rripin e motorrit të makinës e bën atë që të jetë aktiv gjithmonë, dhe të mos ketë Lag apo Vonesë në karikim, por, eficensa është më e ulët, pra më pak kuaj fuqi. Nga ana tjetër (pa përfshirë sistemin anti-lag), turbo ka pak vonesë në karikim, por eficensa e saj është goxha e lartë.

Honda S2000 në fjalë, është e modifikuar me një turbo, dhe rezultatet e fuqisë së saj tregojnë 400 kuaj fuqi. Jo edhe aq e zakontë, por njëkohësisht edhe goxha e vështirë për t’u manovruar në një makinë të tillë.

Share with:


protire