Share with:


Vitet e fundit, tregu i hot hatch (hatchback) ka marrë një zhvillim goxha të madh, aq sa Mercedes Benz iu desh t’a bënte më të madh klasin A dhe të krijonte më pas A45 AMG.

Ford dhe Volkswagen, dy kompani rivale me njëra-tjetrën, kanë prezantuar vitet e fundit Focus RS dhe Golf R.
Motorri 2.3 liter turbo me 4 cilindra i Focus RS prodhon 350 kuaj fuqi. Fuqi e cila transmetohet në të katërta gomat e saj dhe kambio e vetme me të cilën kjo makinë ofrohet, është një kambio manuale me 6 shpejtësi. 0-100km/h për rreth 4.6 sekonda dhe shpejtësi maksimale prej rreth 270km/h. Por, Focusi Rs ka një disavantazh prej rreth 80kg në krahasim me rivalin e tij. Golfi nga ana tjetër ka 50 kuaj fuqi më pak, 0.100 për 5.2 sekonda dhe shpejtësi maksimale prej rreth 260km/h.
Cili është më i shpejtë në vijë të drejtë? Le ta shohim!

Share with:


protire