Share with:


Policia Rrugore në të gjithë vendin gjatë 24 orëve të fundit.
Vijon zbatimi me rigorozitet i nenit 170 të Kodit Rrugor ku po aplikohen masat e reja administrative që parashikon ky Nen i Kodit Rrugor.
Gjatë 24 orëve të fundit janë ndëshkuar 923 qytetarë për mos vendosje të rripit të sigurimit.
Gjithashtu po gjatë ditës së djeshme datë 13.09.2016 janë vendosur gjithsej për shkelje të ndryshme 2.473 masa administrative.
Janë arrestuar 2 drejtues mjeti të pa pajisur me Leje Drejtimi dhe 3 drejtues mjeti në gjendje të dehur.
Janë pezulluar gjithsej 14 Leje Drejtimi, nga këto 2 për alkool, 1 për shpejtësi dhe 11 për shkelje të ndryshme.
Janë vendosur 27 masa për mos vendosje të kaskës mbrojtëse,
43 masa për përdorim të celularit gjatë drejtimit të automjetit.
Si dhe pjesa tjetër për shkelje të ndryshme të Kodit Rrugor.
Edhe në ditët në vijim do vijojë zbatimi i rreptë i Kodit Rrugor jo vetëm për nenin 170 por për të gjithë shkelësit e Kodit Rrugor me qëllimin e vetëm rritjen e parametrave të sigurisë rrugore.

14311431_1823996804553349_2168574170499521130_o

Share with:


protire