Share with:

FacebookTwitterGoogleTumblrLinkedInRedditPinterest


Pesë pijanecë janë arrestuar dje nga policia ndërkohë që qarkullonin me makina nëpër Tiranë. Dhe, të pavetëdijshëm, shpesh ata shkaktojnë aksidente, refuzojnë të bëjnë testin e alkolit dhe konfrontohen me policinë.

Policia e Tiranës njoftoi se u arrestua së pari, Driti M., 27 vjeç, banues në Tiranë, në rrugën “George Bush”, që lëvizte në gjëndje të dehur me një “Audi”. Po ashtu:

U arrestua shtetasi Florian A., 31 vjeç, banues në Tiranë, në rrugën e “Elbasanit”; u konstatua duke drejtuar në gjëndje të dehur mjetin tip “Hyndai”.
U arrestua shtetasi Ilir Sh., 36 vjeç, banues në Tiranë, në rrugën “Bulevardi Kasharit”; u konstatua duke drejtuar në gjëndje të dehur mjetin tip “Opel”.
U arrestua shtetasi Dionis H., 28 vjeç, banues në Tiranë, pranë ish Casa Italias; u konstatua duke drejtuar në gjendje të dehur mjetin tip “Volksvagen”.
U arrestua shtetasi Saimir T., 38 vjeç, banues në Tiranë, në rrugën e “Elbasanit”; u konstatua duke drejtuar në gjëndje të dehur mjetin tip “Citroen” dhe ka kundërshtuar punonjësit e policisë, pasi nuk ka pranuar as të bëjë testin e alkoolit. Të gjitha kë raste ndëshkohen sipas neneve 291 & 242 të Kodit Penal.

policia-rrugore-800x445

Share with:

FacebookTwitterGoogleTumblrLinkedInRedditPinterest