Share with:


E veshur me të kuqe, sensuale dhe agresive, me një temperament të lirshëm italian, Stelvio ka bërë që sytë e gjithë botës të kthehen nga ajo.

gallery-1479320271-cp4i3594

Fakti që ajo u prezantua në një event kaq të largët nga “shtepia”, tregon edhe një herë se Alfa Romeo është e vendosur t’i shkojë deri në fund misionit të saj për të marrë epërsi në tregun amerikan.
Ishte Alfa Romeo 4C e para që zyrtarizoi qëllimet e Alfës për vitet në vazhdim. Në dukje si një nusepashke, nën petkun e kuq që e karakterizon, 4C ishte absolutisht një sukses jo vetëm në tregun Amerikan, por në të gjithë boten.
Pak kohë më vonë erdhi rradha e Giulia Quadrifoglio, sedan-i rival i drejtpërdrejtë i BMW M3 apo Mercedes C63. Nuk u desh shumë dhe Giulia kurorëzohet Mbretëresha e Sedan-ëve të Nurburgring me një kohë prej 7 minutash e 32 sekondash,
Por, një SUV ishte ajo çka i mungonte kompanisë, dhe më në fund ja ku është!

nydn-2017-alfa-romeo-stelvio-wheel

Alfa premton se Stelvio do të jetë SUV më i shpejtë në Nurburgring. Por më përpara, le të konsiderojmë disa të dhëna.
Stelvio do të jetë i paisur me motorrin V6 2.9 liter twin-turbo me 510 kuaj fuqi, të njëjtin e përdorur edhe tek Giulia. Kambio është ajo automatike me 8 shpejtësi. Sistemi 4×4 i saj e dërgon të gjithë fuqinë në rrotat e pasme, deri në momentin që ajo dedekton rrëshqitje, duke e transferuar fuqinë edhe ne rrotat e para për më tepër stabilitet.
Përveç versionit QV, një model tjetër me një motorr 2 liter me benzinë me 276 kuaj fuqi do të jetë i disponueshëm, ndërsa motorrët e tjerë pritet ende të konfirmohen nga vetë kompania.
0-100km/h mendohet të arrihen per 3.9 sekonda, e cila e lë pak mbrapa këtë model duke patur parasysh se Bentley Bentayga një shpejtësi të tille mundet ta arrijë për 3.5 sekonda, për të mos folur më pas për Tesla Model X P100D, motorri elektrik i të cilës e ben atë makinë të përshpejtojë për vetem 2.4 sekonda.
Por 0-100 është thjeshtë një fraksion i vogël i gjithë makinës.
Modeli më i fuqishëm i Stelvio, i njëjti për të cilin po flasim, ka një platformë prej fibre karboni, me magnez dhe alumin. Kjo ka bërë të mundur që ky SUV të ketë një shpërndarje peshe fantastike prej 50/50. Ajo gjithashtu është e paisur me frena qeramike dhe me 3 programe ngarieie duke përfshirë edhe programin RACE.

alfa-romeo-stelvio-interior

Në brendësi ajo ka disa ngjashmëri me Giulia-n. Timoni tipik me dysheme të sheshtë, alcantara në pjesën e siperme të saj, si dhe një kroskot i ndërthurur bukur me fibër karboni dhe alcantara të bëjnë të mos e besosh që je brenda nje SUV-i.

Save

Share with:


protire