Share with:

FacebookTwitterGoogleTumblrLinkedInRedditPinterest


Me kalimin e kohës, e mësojmë akoma edhe më mirë se stereotipet dhe legjendat urbane janë mëse të kota nëse përmenden me seriozitet.

Po përdorim rastin në fjalë për të ilustruar atë që thamë më sipër.
Kjo Honda Civic EG, është rekordmenia botërore për makinat me shasi stock (nga fabrika). Gjithashtu, ajo që vlen për t’u përmendur është fakti se motorri i saj B18, origjinal 1.8L me 4 cilindra, por i bërë 2.0L tashmë, arrin të prodhojë 1850 kuaj fuqi. Është tepër impresionuese në fakt dhe e rrallë, që kaq shumë kuaj fuqi të prodhohen nga një motorr kaq i vogël. Ajo së fundi vuri një rekord të ri duke kryer 1/4 milje (400 metra) për 7.6 sekonda dhe me shpejtësi përfundimtare (trap speed) prej 201MPH ose e konvertuar në kilometra, 323km/h.
Është e vërtetë që ky motorr normalisht nuk mund të përdoret përditë dhe nuk ka jetëgjatësinë e një motorri të zakonshëm. Por sa të tillë janë të aftë të nxjerrin shifra të tilla?

Share with:

FacebookTwitterGoogleTumblrLinkedInRedditPinterest